Arsenal armësh në banesë, pas djalit arrestohet edhe babai

Arsenal armësh në banesë, pas djalit arrestohet edhe babai

12:35, 25/02/2021
A+ Aa A-

Policia e Sarandës ka arrestuar personin, të cilit një ditë më parë iu sekuestrua një arsenal armësh dhe municionesh në Finiq.

Në vijim të operacionit të koduar “Dhrovjani”, sot policia bëri të mundur arrestimin e shtetasit J.T., i cili ishte shpallur në kërkim.

Një ditë më parë, policia arrestoi edhe djalin e tij, shtetasin me iniciale M.T.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të operacionit “Dhrovjani” të finalizuar ditën e djeshme, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. T., kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e të atit të tij të shpallur në kërkim, shtetasi J. T., pronari i banesës në fshatin Dhrovjan, Finiq, ku u gjetën dhe u sekuestruan 10 armë zjarri dhe municion luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shërbimet e Policisë , gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit J. T., në fshatin Dhrovjan, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës material 10 armë zjarri dhe municion luftarak, konkretisht 1 mitraloz të lehtë, 2 kallashnikovë, 3 armë zjarri pushkë dhe 4 armë gjahu, 1 granat-hedhës dhe 220 fishekë luftarakë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco