Lajmi i fundit

Vjedhjet me '5D'/ Sot protesta e opozitës të bashkia e Tiranës

Vdekja e minatorit, arrestohet armatori i minierës në Bulqizë, procedohet brigadieri

Vdekja e minatorit, arrestohet armatori i minierës në Bulqizë, procedohet brigadieri

11:01, 25/02/2021
A+ Aa A-

Një minator humbi jetën gjatë ditës së djeshme në një nga galeritë e Bulqizës.

Ndërkohë sot policia bën të ditur se ka arrestuar armatorin e minierës si dhe ka proceduar brigadierin.

Është arrestuar Çaush Duriçi me detyrë armator i galerisë dhe hetohet në gjendje të lirë Fitim Kaci me detyrë brigadier i subjektit Kaci, për veprën penale 'Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë'.

Minatori Fiqiri Karaj kishte dy muaj që punonte tek ajo galeri të cilën e administron Kaci if 2012 sh.p.k dhe ka qenë i siguruar.

Minatori banon në njësinë administrative Fushë-Bulqizë fshati Kokordhak. Është i martuar ka tre vajza, njëra nga vajzat ishte e sëmur me zemër.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

 Bulqizë

Në vijim të ngjarjes së ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku humbi jetën në një galeri kromi një shtetas, arrestohet në flagrancë nga Policia armatori i një subjekti minerar, si dhe procedohet penalisht brigadieri i subjektit.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Ç. D., 61 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë armator në një subjekt minerar në zonën D), si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 50 vjeç, banues në Bulqizë,  (me detyrë brigadier), për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Shtetasit e lartëpërmendur kanë patur detyrimin ligjor për kontrollin e vazhdueshëm të gjendjes teknike të galerisë, ku si pasojë e neglizhencës së tyre, mesditën e datës 24.02.2021, në një nga nënkatet e subjektit minerar, është shembur një pjesë armature duke i shkaktuar vdekjen një 49-vjeçari (me detyrë vagonist).

Materialet  procedurale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco