Ekzekutimi sot/ Behar Sofia, pjesë e organizatës së 'Ronit të Shijakut', Avdylajve dhe mafies turke të heroinës

Ekzekutimi sot/ Behar Sofia, pjesë e organizatës së 'Ronit të Shijakut', Avdylajve dhe mafies turke të heroinës

09:59, 25/02/2021
A+ Aa A-

Emri i Behar (Fatmir) Sofias, i cili u ekzekutua mëngjesin e kësaj të enjteje pranë Piramidës në qendër të Tiranës, përveçse del në hetimet e vrasjes së 4 policëve në Durrës nga Dritan Dajti, rezulton i përfshirë edhe në organizatën e zbuluar pas operacionit “Volvo 4” të realizuar gjatë muajit qershor të vitit 2019.

Në vitin 1998 gjatë një operacioni të policisë turke u godit një grup shqiptarësh që merreshin me biznes, por në fakt ishin trafikantë të mëdhenj droge dhe pjesë e mafies turke që u udhëhiqej nga bosi turk Abdulselam Turgut. 

Fillimisht shërbimeve sekrete turke ranë në gjurmët e organizatës, duke u ndjekur një futbollist me origjinë shqiptare, i ikur herët, që u kap me 30 kg heroinë.

Më pas u arrit të kapet një episod nga policia turke, me 190 kg heroinë që ishte porositur në Turqi dhe do vinte në Shqipëri në rrugë tokësore.

Mes personave të kapur ishin Hekuran Hoxha i arrestuar qershor 2019 si i përfshirë në laboratorin e Hasit, në kuadër të operacionit Volvo 4, pjesë e të cilëve është edhe grupi i Avdylajve.

Gjithashtu `Roni i Shijakut` ka qenë i arrestuar, në Shqipëri e Itali për trafik heroine.

Personi tjetër i kapur ishte Behar Sofia, i ekzekutuar ditën e sotme me dy plumba në kokë nga një armë me silenciatorë. Burime nga policia e kryeqytetit thonë se emri i tij është shumë i njohur për ta dhe se disa herë bizneseve të tij që i ka pasur pranë stadiumit “Dinamo” i është vënë disa herë lëndë eksplozive. Sofia më pas i mbylli këto biznese. Aktualisht këto biznese po hetohen për pastrim parash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Noni25/02/2021 11:07

Mafia qeveritare , kapoja e droges dhe e krimit ne Shqiperi , por Jo vetem , rekruton dhe fut ne lojen e ndyre te krim-droges llumin e njerezis shqiptare . Dhe mbasi i shfrytezon kete lloj race , shume prej te cileve te nxjerr nga burgu , te cilet i genjen mendja se do te mund te pasurohen e mbijetojne ne lojen e ndyre ne te cilen zhyten , kapoja perverse me banden kriminale ne pushtet , ashtu sic i fusin ne lojen e ndyre te mafia-droge-krimit per tu pasuruar e per te mbajtur pushtetin , po ashtu i zhdukin per te mos lene asnje lloj gjurme ne veprat e tyre kriminale .

Shto koment

Denonco