Ekzekutimi mafioz trondit Tiranën/ Ja çfarë thotë policia

Ekzekutimi mafioz trondit Tiranën/ Ja çfarë thotë policia

09:39, 25/02/2021
A+ Aa A-

Një ekzekutim mafioz trondit Tiranën.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 8:45 pranë Piramidës, në një kohë me lëvizje të shumta.

Viktima është identifikuar si Behar Sofia nga Berati, rreth moshës 66-vjeç. Burri u gjet i plagosur me armë zjarri në trotuar pranë Piramidës në kryeqytet. Në zonë nuk janë dëgjuar krisma dhe për këtë arsye dyshohet se mund të jetë përdorur pistoletë me silenciator.

Behar Sofia është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, por fatkeqësisht nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra.

NJOFTIMI ZYRTAR

Tiranë/ Informacion paraprak 

Me datë 25.02.2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç,  i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit. 

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 25/02/2021 10:54

Demokracia ne Shqiperi solli vrasje te panumerta dhe kriminel te te gjitha moshave.Vendi eshte totalisht ne Anarshi dhe Kaos.Shqiperia u shkaterrua me qellim dhe Keshtu do ngelet.Kriminelet qe kontrollojne Politikanet dhe ekonomine e botes e luftuan komunizmin Vetem e Vetem qe te kishin dore te lire ne cdo veper kriminale.Asnje dhe asgje nuk eshte e sigurte ne Shqiperi

Shto koment

Denonco