Ekzekutimi mafioz në mes të Tiranës/ Viktima njihej si 'padrino i drogës'

Ekzekutimi mafioz në mes të Tiranës/ Viktima njihej si 'padrino i drogës'

09:33, 25/02/2021
A+ Aa A-

Ekzekutohet në mes të Tiranës 'padrino i drogës', Behar Sofia! Ai është qëlluar me armë me silenciator në afërsi të Piramidës në Tiranë mëngjesin e sotëm dhe ka ndërruar jetë në spital.

Ai fillimisht është gjetur i shtrirë në tortuar dhe i gjakosur në fytyrë, ndërsa më pas është transportuar në spital por fatkeqësisht ka ndërruar jetë pasi ka mbërritur atje.

Deri në këto momente ende s'ka asnjë pistë hetimi lidhur me vrasjen e tij. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Report Tv mëson se viktima i cili u ekzekutua në mes të Tiranës, është Behar Sofia, i njohur si 'Padrino i drogës". 

Ky emër del në ngjarjen e gushtit 2009 ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin. Sofia ka pasur dhe një sërë biznesesh afër stadiumit Dinamo në Tiranë, ku disa herë bizneseve të tij i është vënë lëndë eksplozive.

NJOFTIMI ZYRTAR

Tiranë/Informacion paraprak 

Me datë 25.02.2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç,  i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit. 

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco