Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

EMRI/ Identifikohet i vrari në Tiranë, u qëllua me silenciator

EMRI/ Identifikohet i vrari në Tiranë, u qëllua me silenciator

09:26, 25/02/2021
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë në spital personi i plagosur pak minuta më parë te Rruga e Elbasanit.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 9:00 pranë Piramidës, në një kohë me lëvizje të shumta. Personi, mbi 60 vjeç, Behar Seferi, mori dy plumba, dhe megjithëse u transportua në spital, nuk ka mundur të mbijetojë.

Behar Seferi, alias Behar Sulo Sofia, mbi 60 vjeç, ishte nga Lapardhaja e Beratit, por banues në “Rrugën e Qelqit” në Kombinat. 

Në vendin e ngjarjes ka shkuar drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një person të njohur për policinë.

Kamerat e sigurisë do të jenë dhe ‘çelësi’ për t’i dhënë zgjidhje kësaj ngjarje të rëndë, që i mori jetën Seferit, ku do të bëhet e mundur zbardhja e dinamikës së krimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco