Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Plumb në kokë teknikut të kondicionerit/ Prokuroria kërkon 21 vite burg për Griseldo Kusin

Plumb në kokë teknikut të kondicionerit/ Prokuroria kërkon 21 vite burg për Griseldo Kusin

17:41, 24/02/2021
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës ka shpallur pretencën për Griseldo Kusin, duke kërkuar 21 vjet burgim.

Kusi akuzohet se vrau teknikun e kondicionerit. Ai përfiton ulje të një të tretës së dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ndaj Kusit rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje, armëmbajtje pa leje dhe kryerje e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Babai i tij, Bujar Kusi dhe i vëllai Albani, dyshohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Luan Caka e Ali Sula, janë vënë nën akuzë për moskallëzim krimi, ndërsa Ferdinand Bakalli, do të gjykohet para drejtësisë për mos kallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Prokuroria e Tiranës thotë se Griseldo Kusi e vrau Celajn, pas një debati që lindi mes tyre për tubin e carë të kondicionerit që i riu po montonte në vilën luksoze të autorit të dyshuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 24/02/2021 21:02

Gjykimi i shkurtuar nuk Duhet te merret parasysh ne vrasje.Eshte nje loje qe perdoret nga drejtesia e korruptuar.Kjo eshte vrasje super gjakeftohte dhe me dashje

Vendi yne 24/02/2021 21:00

21 vjet jane tallje.Vrau punetorin ne vendin e punes se donte te tregonte se ishte i forte.Duhet burgim i perjetshem.Keta prekuroret e sotem jane te paafte

Shto koment

Denonco