Tërhoqi qenin zvarrë me motor nga Çerma në Lushnje, policia nis hetimet për 64-vjeçarin

Tërhoqi qenin zvarrë me motor nga Çerma në Lushnje, policia nis hetimet për 64-vjeçarin

17:17, 24/02/2021
A+ Aa A-

Pas një fotoje të publikuar në rrjetet sociale ku një kafshë shtëpiake, qen, kishte ngordhur pasi pronari i tij e kishte tërhequr zvarrë me motorr në aksin rrugor Çermë-Lushnjë, policia ka nisur hetimet.

Ngjarja e tmerrshme nuk është rasti i vetëm në vendin tonë, pasi një tjetër rast u denoncua para pak kohësh, ku një tjetër person tërhiqte zvarrë me makinë qenin e tij dhe policia arriti ta prangoste.

Njotimi i policisë:

Duke marrë shkas nga një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku një kafshë shtëpiake, qen, kishte ngordhur pasi pronari i tij e kishte tërhequr zvarrë me motorr në aksin rrugor Çermë-Lushnjë, ju sqarojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me motomjetin e tij me targa LU199A, shtetasin F. H., 64 vjeç, banues në Zhamë, Lushnjë.

Në vijim të veprimeve, u procedua penalisht shtetasi F. H., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco