Vrasja e Nelgert Patës/ Gazetari: Kurthi mund të jetë ngritur nga shoqëruesi i tij

Vrasja e Nelgert Patës/ Gazetari: Kurthi mund të jetë ngritur nga shoqëruesi i tij

16:17, 24/02/2021
A+ Aa A-

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në studion e ABC këtë të mërkurë ka sjellë në vëmendje vrasjen e ndodhur në nëntor të 2016-ës ku ka humbur jetën Nelgert Pata.

Hoxha në fjalën e tij është shprehur se deri më tani nuk ka as autorë të dënuar dhe as persona të identifikuar në lidhje me këtë ngjarje ku si pasojë deri më tani kanë humbur jetën 7 të rinj.

Sipas gazetarit vrasja e Nelgert Patës në Fier në nëntor të 2016 për momentin ka bllokuar një seri vrasjes që kanë ndodhur në atë periudhë në vendin tonë si pasojë e përfshirjeve në grupet kriminale.

“Kjo është një ngjatje që ishte vijim i një serie ngjarjesh që kanë ndodhur në atë kohë në vendin tonë, në Tepelenë, në Gjirokastër, Durrës që dukeshin si një grup lokal, por që u shtri më gjerë në të gjithë vendin. Drejtori i policisë së Tiranës dhe Durrësit në atë kohë dhe ai i Fierit kur flisnin me njëri tjetrit thoshin se kur do të plasë këtë javë. Kujtoni vrasjes që ndodhi tek Stadiumi Dinamo, atentati me snajper tek rruga e Kavajës, atentati në Durrës dhe në Fier. Ky ishte një serial që duket se ndaloi në vrasjen e 20 nëntorit 2016 në Fier ku humbi jetën Nelget Pata dhe u plagos Ari Alinari. Kjo ishte dhe ngjarja që frenoi gjëthë këtë seri vrasjes.

Pata ka qenë mik i Jani Aliaj, që akuzohet për vrasjen e ndodhur afër Stadiumit Dinamo, një atentat i frikshëm ku ai hyn dhe qëllon Brenda një ambienti ku prezent ishte dhe një oficer policie dhe një personazh i njohur. Në atë moment u mendua se një nga palët nuk do të reagonte më por në verë të 2016 u bënë dy atentate për Patën që ruhej por nuk fshihej, u tentua me snajper nuk u bë i mundur eleminimi i tij dhe dy ditë para vrasjes është njoftuar policia e Tiranës se është parë një snajper në një nga pallatet në ndërtim që mund të ishin vendosur për ekzekutimin e tij.

Pata me 18 nëntor është larguar nga Tirana dhe ka shkuar në një hotel të vogël në periferi të Fierit me një benz që Brenda I është gjetur një armë dhe benz që nga elementët dukeshin se po organizohej një tjetër atentat për vrasjen e një personazhi të njohur në Tepelenë, por që në atë kohë ndodhej në Fier. Pata gjatë datës 19 nuk kanë dalë fare nga hoteli, në datën 20 në mëngjes ka shkuar Ari Alinari dhe ka marrë në makinë Patën, ndërsa personi tjetër që ka qenë me të është larguar me një taksi para tyre. Kanë ecur diku 50-60 m dhe janë goditur më pas duke e lënë të vdekur atë.

Ndërkohë në opinion kishin dalë shumë opinione se në lidhje me këtë ngjarje ka qarkulluar një shumë e madhe parash. Dyshimi është se ai është future në kurth dhe personi që ka qëndruar në hotel me Patën që nuk është indentifikuar të ketë qenë dhe në dijeni të atentatit. Pata që ishte një person I kualifikuar për këtë aktivitet dyshohet se mund të jetë tradhtuar nga ai deri më tani nuk janë identifikuar autorët dhe ai që ka qenë me patën por një person që dyshohet si bashkëpuntor, ky quhet Edvin Canaj mos gaboj i cili ka qenë në Elbasan, Krujë dhe Fier ku është parë dh enë vendin e ngjarjes dhe ka qenë në një pozicion afër hotelit dhe pasi ky është larguar ka ardhur një benz vishnje me targa të huaja, ku autorët pasi kanë parë që kanë parë që është kapur nga kamerat e sigurisë janë larguar. Ky është një person i shpallur në kërkim dhe është kapur dhe liruar në Belgjikë, por në vendin tonë kjo është një çështje që lidhjet me këtë person që sipas prokurorit ai ka zgjedhje dhe vendi më i mirë për vrasjen e Patës”, ka thënë Hoxha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco