EMRI/ E rëndë në Bulqizë, humb jetën minatori 49-vjeçar

EMRI/ E rëndë në Bulqizë, humb jetën minatori 49-vjeçar

13:22, 24/02/2021
A+ Aa A-

Nëntoka e Bulqizës vijon të marrë jetë njerëzish. Një 49 vjeçar gjeti vdekjen këtë të mërkurë teksa punonte në një nga galeritë e Zonës D. Mësohet se Fiqiri Karaj ka qenë në frontin e punës kur është goditur nga një masiv gurësh.

Goditja ka qenë fatale për të duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, babait të dy fëmijëve.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor ndërsa pritet që nga Tirana të shkojnë specialistët e AKSEM (Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera), për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje

Bulqizë/ informacion paraprak

Rreth orës 12.10, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se në galerinë e një miniere kromi,  dyshohet se gjatë punës  është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi F. K., 49 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco