Martesë falso rumuneve, shfrytëzoheshin për s*ks, shkon në tre numri i të arrestuarve

Martesë falso rumuneve, shfrytëzoheshin për s*ks, shkon në tre numri i të arrestuarve

11:50, 24/02/2021
A+ Aa A-

Vijon operacioni “Premtimi”, shkon në 3 numri i të arrestuarve.

Kapet dhe vihet në pranga një tjetër shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Premtimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prostitucionit, finalizuar dy javë më parë nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme në DVP Tiranë, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 2 shtetas, ka vijuar puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim F. Xh., 26 vjeç.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit J. D. dhe T. M., (të arrestuar më parë në kuadër të këtij operacioni), me premtimin për martesë dhe për t’u larguar në vendet e BE-së, kanë sjellë në Shqipëri dy shtetase, të cilat dyshohet se i kanë shfrytëzuar seksualisht me persona të tjerë.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar si të përfshirë në aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco