Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

FOTO/ Kush është ish-polici i arrestuar për grabitjen e kambistit

FOTO/ Kush është ish-polici i arrestuar për grabitjen e kambistit

10:57, 24/02/2021
A+ Aa A-

Arrestohet 33-vjeçari Martin Arrëza, i shpallur në kërkim për vjedhjen e një kambisti në Korçë më 11 janar. Gjithashtu është arrestuar edhe 1 person tjetër, shtetasi Adhurim Shega, 28 vjeç, banues në Tiranë,  i cili kishte strehuar autorin.

Janë sekuestruar një dokument policie dhe simbole dalluese, të cilat 33-vjeçari i përdorte për t’u prezantuar si punonjës policie, me qëllim shmangien e kapjes nga forcat blu.

Martin Arrëza, 33 vjeç, banues në Korçë ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Ai punonte si oficer i policisë kufitare dhe falsifikonte dokumentet për kalimin e paligjshëm të kufirit. Arrëza u arrestua në vitin 2015.

Në ngjarjen e muajit të kaluar në lagjen nr. 1 të qytetit të Korçës, 3 persona, ku njëri prej tyre u arrestua ditën e vjedhjes, i morën me dhunë shumën 4.000.000 lekë, Sh. M., 57 vjeç, para banesës së tij.

Ndaj 33-vjeçarit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 28.01.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja me dhunë e kryer në bashkëpunim” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në 11.01.2021, në Korçë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco