Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

I del para policia, 37-vjeçari hedh qesen e kokainës nga dritarja e mjetit, arrestohet

I del para policia, 37-vjeçari hedh qesen e kokainës nga dritarja e mjetit, arrestohet

10:48, 24/02/2021
A+ Aa A-

Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi në rrugën e Elbasanit, teksa policia i ka dhënë shenjë që të ndalonte për kontroll , ka hedhur nga dritarja një qese të dyshuar me lëndë narkotike.

Sipas Policisë qesja dyshohet se ishte me kokainë, ndërkohë që 37-vjeçari ka qenë i dënuar dhe më parë për veprën penale ”shkelja e qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i Policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 37 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, sepse në Rrugën e Elbasanit, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, menjëherë sapo i është dhënë shenjë ndalimi nga Policia, ka hedhur nga xhami i pasagjerit një qese me një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco