Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Përndiqte në mënyrë të vazhdueshme gruan në Vlorë, arrestohet 29-vjeçari

Përndiqte në mënyrë të vazhdueshme gruan në Vlorë, arrestohet 29-vjeçari

10:27, 24/02/2021
A+ Aa A-

 

Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë, për vepra të ndryshme penale. 29-vjeçari R.A., u arrestua në flagrancë pasi në mënyrë të vazhdueshme përndiqte një shtetase.

Ndërkohë një 37-vjeçar me inicialet K. Rr. U kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. Rr., 37 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Pilo Begaj”, Vlorë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco