'Ke shkuar me gruan time'/ Kuksiani i zhvat 12 milionë lekë 72-vjeçarit

'Ke shkuar me gruan time'/ Kuksiani i zhvat 12 milionë lekë 72-vjeçarit

09:59, 24/02/2021
A+ Aa A-

Një histori jo shumë e zakontë është zbuluar në qytetin e Kukësit.

Një 72-vjeçari i janë zhvatur në periudha të ndryshme kohore 12 milionë lekë të vjetra nga një bashkëqytetar që e akuzonte për raporte seksuale me të shoqen.

50-vjeçari Agron Nika, siç raporton “BalkanWeb”, është arrestuar nga seksioni për hetimin e krimeve të rënda, pasi në kohë të ndryshme nëpërmjet shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie i ka marrë 72-vjeçarit Feti Gjici rreth 12 mln lekë të vjetra.

50-vjeçari akuzonte Gjicin se kishte pasur raporte seksuale me gruan e tij dhe në këtë mënyrë kishte turpëruar atë dhe fisin e tij dhe në formë shpagimi duhet ta dëmshpërblente duke i dhënë para.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco