Vrasja e dyfishtë në Astir, motra e viktimave hap proces gjyqësor: Kërkon të marrë…

Vrasja e dyfishtë në Astir, motra e viktimave hap proces gjyqësor: Kërkon të marrë…

09:35, 24/02/2021
A+ Aa A-

Adriana, Motra e Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit që u vranë në fund të dhjetorit të kaluar në banesën e tyre në Astir, ka kërkuar kujdestarinë e djalit të Zhanetës. Fax News mëson se ajo ka nisur një proces gjyqësor në Gjykatën e Tiranës për të marrë kujdestarinë e nipit të saj që ka mbetur jetim.

Ky i fundit është 14 vjeç dhe momentalisht jeton me motrën e të ëmës, e cila së fundmi kërkon të marrë edhe kujdestarinë. Ajo jeton në shtetin grek prej vitesh dhe burime bëjnë me dije se pikërisht në këtë shtet kërkon nga Gjykata ti aprovohet kërkesa për të marrë nipin që të jetojë me të.

Ngjarja e rëndë me 2 viktima përkatësisht motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi ndodhi më 31 Dhjetor të vitit të kaluar, dhe autori i krimit është Përparim Ademi, i cili ndodhet në burg. Ngjarja e rëndë u zhviluar në sy të fëmijës së mitur 14-vjeç, ndërsa është ende në hetim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco