Arrestohet 'kaubojsi' 66 vjeçar në Kërrnajë, i rrëmbeu rrugën fshatit: Është imja!

Arrestohet 'kaubojsi' 66 vjeçar në Kërrnajë, i rrëmbeu rrugën fshatit: Është imja!

09:24, 24/02/2021
A+ Aa A-

Një “kaubojs” 66 vjeçar nga fshati Kërrnajë i Tropojës ka përfunduar në pranga për bëma si në filma.

Një ditë të bukur, ai bllokoi rrugën që lidhte fshatin me lagjen Hysenukaj dhe deklaroi se ishte e tija, pasi kalonte nga toka e tij. Si rrjedhim, asnjë këmbë njeriu dhe asnjë rrotë karroce apo makine nuk kalonte më nëpër të.

Për me tepër, M.K nisi edhe ta gërryente rrugën e të hidhte gurë e zhavor mbi të, sepse ishte “e tija”.

Shqetësimit të madh të banorëve të zonës që iu ndërpreu qarkullimin i dha zgjidhje komisariati i Tropojës, që e arrestoi burrin. Tani ai akuzohet për “pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco