EMRAT/ Iu gjetën arsenal armësh në banesë, u arrestua i biri në kërkim babai

EMRAT/ Iu gjetën arsenal armësh në banesë, u arrestua i biri në kërkim babai

09:26, 24/02/2021
A+ Aa A-

Një 37-vjeçar është vënë në pranga, dhe babai i tij është shpallur në kërkim, pasi iu janë gjetur një arsenal armësh në banesën e tyre në fshatin Dhrovjan të Finiqit.

Burime bëjnë me dije personi i arrestuar është Mihal Trëndafili, 37 vjec, bari në fshat dhe në kërkim i ati i tij, Jani Trëndafili, shofer i mjetit të bashkisë Finiq, që transporton fëmijët për në shkollë.

Policia njofton se në banesën e tyre janë gjetur 10 armë zjarri dhe municion luftarak, konkretisht: 1 mitraloz të lehtë, 2 kallashnikovë, 3 armë zjarri pushkë dhe 4 armë gjahu, 1 granat-hedhës dhe 220 fishekë luftarakë.

Policia vijon hetimet për persona të tjerë që mund të kenë armë në banesat e tyre, ndërsa dje u publikua dhe një shkresë, ku Policia kërkonte që të regjistroheshin të gjitha armët e gjahut që posedojnë qytetarët shqiptarë.

Armëmbajtja pa leje ka qenë vazhdimisht një fenomen shqetësues në vendin tonë, për shkak të vitit 1997, ku në shumë qytete u hapën depot e armëve, e ku qytetarët morën municione në banesat e tyre.

Njoftimi i plotë i Policisë: 

Operacioni nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”. Sekuestrohen arsenal armësh zjarri dhe municion luftarak. Arrestohet në flagrance një 37-vjeçar, shpallet në kërkim i ati.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në ambiente të ndryshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në banesën e një shtetasi në fshatin “Dhrovjan”, Finiq, ishte fshehur një arsenal armësh, strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Dhrovjani”.

Në kuadër të operacionit  u  kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi M. T., 37 vjeç dhe u shpall në kërkim i ati i tij, shtetasi J. T.

Shërbimet e Policisë , gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit J. T., në fshatin Dhrovjan, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës material 10 armë zjarri dhe municion luftarak, konkretisht: 1 mitraloz të lehtë, 2 kallashnikovë, 3 armë zjarri pushkë dhe 4 armë gjahu, 1 granat-hedhës dhe 220 fishekë luftarakë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

https://video.syri.net/upload/videos/2021/02/eaux88qo2uTZ42JDJqxT_24_6ba83616000c37cef096f5557d964839_video_240p_converted.mp4

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco