‘Koronavirusi nuk njeh moshë’, kardiologu: Në Shqipëri janë mbi 2 mijë e 500 fëmijë të prekur

‘Koronavirusi nuk njeh moshë’, kardiologu: Në Shqipëri janë mbi 2 mijë e 500 fëmijë të prekur

10:36, 23/02/2021
A+ Aa A-

Shtimi i numrave tw personave tw infektuar me covid nw Shqipwri po bwhet çdo ditw e mw shumw njw situatw alarmante.

Doktori Nevruz Caushaj, kardiolog në spitalin Amerikan ka deklaruar se koronavirusi nuk njeh moshë, pasi janë infektuar mbi 2 mijë e 500 fëmijë në Qendrën Spitalore për Pediatrinë.

I ftuar në ABC e Mëngjesit, ai u shpreh se virusi nuk selekton moshë dhe numri i vdekjeve normal që është më i madh.

“Shtimi i vdekjeve nga Covid ishte i pritshëm, pasi vetë Covid shkonte dhe gjente njerëzit me sëmundje kronike ose me patologji që ishin në vuajtje e sipër. Normalisht që pritej që numri i vdekjeve të ishte më i madh se vitet e tjerë.

Sot raportimet e Qendrës Spitalore për Pediatrinë janë mbi 2 mijë e 500 fëmijë të prekur nga Covidi, ka pasur shtrime nga fëmijët. Si mund të pretendojmë që mos të kapi të rinjtë. Ky nuk po pyet, po kap nga gratë shtatzënë e deri te fëmijët. Ky virus nuk selekton moshë. Nga ana tjetër për sa kohë po rri në treg, i ngjan shumë pak virusit në muajt e parë“, tha Caushaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco