Megaoperacioni/ Shkatërrohen dy banda shqiptaro-italiane

Megaoperacioni/ Shkatërrohen dy banda shqiptaro-italiane

09:35, 23/02/2021
A+ Aa A-

Policia italiane bëri me dije se ka goditur dy banda shqiptaro-italiane të trafikut të drogës.

Operacioni është zhvilluar në mbarë Italinë, që nga Milano, Roma, Bergamo, Varese, Reggio Calabria, Reggio Emilia, Lodi, Pavia, etj.

Sipas medieve italiane, raportohet se janë të paktën 37 të arrestuar.

Bandat shqiptaro-italiane trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe e shpërndanin në mbarë vendin.

Bëhet fjalë për sasi të mëdha kokaine dhe hashashi.

Për operacionin Mrekullia II priten më tej informacione.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco