Lajmi i fundit

Rrezohet rekursi i Fredi Belerit për lejimin e betimit si kryebashkiak i Himarës

Gjobitet 10 milionë lekë pronari i lokalit në Durrës, hapur në orarin e mbylljes Foto ilustrim. Kontrollet e Policisë në bizneset e Tiranës

Gjobitet 10 milionë lekë pronari i lokalit në Durrës, hapur në orarin e mbylljes

08:59, 23/02/2021
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka gjobitur me 1 milionë lekë të reja, pronarin e një lokali në Durrës, Xh.T,  në lagjen nr. 3 të qytetit. Lokali u gjet hapur pas orës së ndalimit të ushtrimit të aktivitetit, marrë në kuadrin e pandemisë.

Policia tha se gjatë kontrolleve, ka evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronarin e një subjekti në lagjen nr. 3, Durrës, shtetasin Xh. T., pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitet pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës u bën thirrje të gjithë pronarëve dhe administratorëve që të respektojnë me korrektësi masat anticovid, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese duke u kthyer burim rreziku për qytetarët.

Si u paraqit dje situata e pandemisë në vend:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco