EMRI/ Shqiptari biznesmen kapet me mbi 300 mijë euro drogë në Itali, zotëronte një kompani ndërtimi

EMRI/ Shqiptari biznesmen kapet me mbi 300 mijë euro drogë në Itali, zotëronte një kompani ndërtimi

22:06, 22/02/2021
A+ Aa A-

Gjatë një operacioni të ditëve të fundit, policia italiane ka sekuestruar një sasi droge, e cila nëse shitet në treg, do të kapte vlerën e mbi 300 mijë eurove.

Për posedimin e kësaj sasie kaq të madhe të lëndës narkotike, sipas raportimeve, në pranga kanë rënë një shqiptar dhe një italian.

Shqiptari i arrestuar është Dorian Resili, kurse italiani i prangosur me të është Andrea Giustetti, 50 vjeç. Të dy janë pronarë të një kompanie ndërtimi.

Lënda narkotike ishte fshehur në një kuti në një garazh, kurse janë gjetur edhe copa letrash. Policia po verifikon nëse në letra ka mesazhe të rëndësishme, për të zbuluar më shumë rreth operacionit. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco