EMRI/ Kush është shqiptari që theri me thikë studenten greke

EMRI/ Kush është shqiptari që theri me thikë studenten greke

20:37, 22/02/2021
A+ Aa A-

Një 27-vjeçar shqiptar u arrestua për vrasje në tentativë të hënën pasi goditi ish-të dashurën e tij një studente me origjinë greke që jeton në Torino.

Ajo u qëllua me thikë natën e së dielës në gjoks, bark dhe qafë. Policia tha se ata kishin gjetur thikën e përdorur në sulm.

Gruaja u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin Mauriziano të Torinos, ku i është nënshtruar një sërë operacionesh.

Në pranga përfundoi sot shqiptari, Jetmir Kurtsmajlaj, si autor i dyshuar i ngjarjes.

Ishin dëshmitarë të rastit ata që lajmëruan urgjencën për atë që po ndodhte në një shesh publik dhe kjo bëri të mundur bllokimin e agresorit jo shumë larg vendit të ngjarjes si dhe gjetjen e thikës.

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco