Vrau kolegun me makinë, Gega tenton vetëvrasjen në qeli

Vrau kolegun me makinë, Gega tenton vetëvrasjen në qeli

12:11, 22/02/2021
A+ Aa A-

Mhill Gega, i cili aksidentoi për vdekje bashkëfshatarin e tij Mark Gjeta më 17 shkurt në fshatin Bungaj të Mirditës, ka tentuar vetëvrasjen në paraburgimin e Shënkollit.

Ai ka tentuar të presë damarët e dorës. Mësohet se Gega është dërguar për mjekim në spital.

60-vjeçari Mhill Gega dhe i ndjeri Mark Gjeta, 68 vjeç, ishin kolegë pune, por së fundmi kishte pasur një konflikt mes tyre. Ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes me dashje dhe materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gyqësor Lezhë.

Sipas burimeve nga uniformat blu, autori dhe viktima të cilët jetonin në dy fshatra të ndryshëm, ngjitur me njëri-tjetrin, kishin pasur konflikte të vazhdueshme, prej më shumë se 1 viti dhe për këtë ka qenë në dijeni edhe policia. Ditën e ngjarjes Mark Gjeta nga fshati Tarazh, kishte shkuar në fshatin Bungaj ku banonte autori dhe aty kanë debatuar sërish.

Në debat e sipër viktima i ka dalë përpara makinës duke i thënë se nuk mund t’i bënte asgjë. Por, Gega nuk është menduar dy herë dhe i ka dhënë gaz mjetit duke e përplasur 68- vjeçarin për vdekje. Trupi i viktimës u gjet në rrugën e fshatit Bungaj nga banorë të zonës, të cilët njoftuan menjëherë Policinë në lidhje me ngjarjen. 

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, autori i ngjarjes Mhill Gega mësohet të jetë shprehur se viktima i kishte nxirë jetën në vazhdimësi duke e sharë dhe ofenduar, madje ka deklaruar se aktin e rëndë e ka kryer në gjaknxehtësi e sipër.

“Më ka nxirë jetën, duke më sharë ofenduar e madje edhe dhunuar. Më ofendoi edhe ditën kur ndodhi ngjarja dhe në gjaknxehtësi e sipër kam marrë makinën dhe e kam goditur. Nuk desha të kryeja këtë krim, por gjithçka ishte e momentit”, mësohet të ketë thënë para hetuesve Mhill Gega.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco