Po kalonin kufrin me pistoletë në makinë, arrestohen tre persona në Kukës

Po kalonin kufrin me pistoletë në makinë, arrestohen tre persona në Kukës

11:24, 22/02/2021
A+ Aa A-

Tre persona janë ndaluar gjatë ditës së sotme në Morinë të Kukësit.

Polcia bën të ditur se në makinën më të cilën po udhëtonin këta tre persona është gjetur një pistoletë.

“Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në kroskotin e këtij mjeti, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip "Girsan" dhe 17 fishekë”.

Ja njoftimi I plotë:

Morinë, Kukës

Policia godet një rast të tentativës për të hyrë në territorin shqiptar me armë zjarri me vete.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarak.

Vihet në pranga drejtuesi i mjetit ku u gjet arma e zjarrit dhe 2 pasagjeret që udhëtonin në mjetin e tij. 

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip "Volksëagen", me drejtues shtetasin F. G. dhe pasagjere shtetaset D. F. dhe M. Q.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në kroskotin e këtij mjeti, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip "Girsan" dhe 17 fishekë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

F. G., 34 vjeç, banues në Kosovë, D. F., 36 vjeçe dhe M. Q., 40 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit", kryer në bashkëpunim.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco