FOTO - EMRI/ Shtëpia horror ku vdiq 90 vjeçari në Finiq

FOTO - EMRI/ Shtëpia horror ku vdiq 90 vjeçari në Finiq

10:44, 22/02/2021
A+ Aa A-

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Finiq, ku për pasojë ka humbur jetën 90-vjeçari Thanas Cakuli, i asfiksuar.

Dyshimet janë se zjarri në banesën ku i moshuari jetonte i vetëm ka rënë aksidentalisht, megjithatë hetimet janë duke vijuar nga ana e policisë vendore.

Ndërkohë më poshtë shikoni fotot e shtëpisë së djegur ku humbi jetën i moshuarai që jetonte i vetëm. Shtëpia është shkrumbuar totalisht nga flakët.

Njoftimi i policisë për ngjarjen e rëndë

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 22.02.2021, rreth orës 08:40, në fshatin Krane, Finiq, ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi Th. Ç., 90 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

ImageImageImageImageImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 22/02/2021 13:14

Gjynah.Ngushellime

Shto koment

Denonco