VIDEO e tmerrshme e dhunës/ Policia kap vetëm një 'ndihmës'

VIDEO e tmerrshme e dhunës/ Policia kap vetëm një 'ndihmës'

08:58, 22/02/2021
A+ Aa A-

Pak ditë më parë Syri Tv publikoi nje video të dhunës së tmerrshme qe u ushtrua ndaj një të riu në një lokal në Krujë nga persona të armatosur. Policia reagoi vetëm pas publikimit të lajmtit në media.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme policia bën të ditur se ka identifikuar personat që dhunuan të riun dhe ka shpallur në kërkim njërin prej tyre. Shtetasi i shpallur në kërkim është Gazment Kusta 34 vjeç, banues në Budull, Krujë, i dënuar më parë jashtë vendit, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Ndërkohë që është arrestuar një përson tjetër që sipas policise ka fshehur makinën e autoreve. Ai është Gerti Bakalli.

NJOFTIMI

Krujë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 17.02.2021, në një lokal në Fushë Krujë, ku u godit me sende të forta një shtetas.

Shpallet në kërkim autori kryesor i dyshuar për këtë ngjarje, një 34-vjeçar i dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike.

Ndalohet dhe një 31-vjeçar që fshehu mjetin e përdorur nga autorët.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bënë shpalljen në kërkim të shtetasit G. K., 34 vjeç, banues në Budull, Krujë, i dënuar më parë jashtë vendit, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 17.02.2021, ka hyrë me disa persona të tjera në ambientin e një lokali në Fushë Krujë dhe ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime në kokë, shtetasit E. E., 30, vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar në banesë.

Në vijim të hetimeve është bërë ndalimi i shtetasit G. B., 31 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa veshje të përdorura nga autorët dhe 1 mjet tip “Audi”, të cilin dyshohet se autorët e kanë përdor për t’u larguar.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Drejtesia26/02/2021 00:04

O moterq.....a Si mund te rrihet njeriu si qen o prag.....a Ju fikte ZOTI deren mor plera dhe injorante.... Ptttuuuuu......

Daj Jaku22/02/2021 12:33

Hajt mos u kasavetni fort se i gadit Rraja pashai i Krujës si ti detë bitha, pastaj firmos përçkuroria.

Shto koment

Denonco