Hapet një pjesë e shkollave në vend, mbeten mbyllur gjimnazet në 10 bashki

Hapet një pjesë e shkollave në vend, mbeten mbyllur gjimnazet në 10 bashki

08:41, 22/02/2021
A+ Aa A-

Sot në Shqipëri hapet një pjesë e mirë e shkollave, sipas skenarit të mëparshëm të vendosur nga Ministria e Arsimit.  Shkolla u mbyll javën e shkuar për shkak të motit, borës dhe ngricave që pushtuan vendin.

Nga sot, mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar, publik dhe jopublik, do të zhvillohet sipas programit:

Nxënësit e ciklit fillor nga klasa e parë deri në të pestën si edhe maturantët do të jenë në shkollë.

Nxënësit e klasave të gjashta deri të 11-a, sipas skenarit të kombinuar.

Ndërkohë, shkollat e mesme,  klasat 10, 11 dhe 12 që ndodhen në zonat me risk të lartë nga pandemia, si Tirana, Fieri, Vlora, Berati, Durrësi, Gjirokastra, Lezha, Lushnja, Pogradeci dhe Kamza, do të vazhdojnë “online” deri më datë 26 shkurt 2021, sipas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Situata epidemiologjike në vend, sipas raportit të fundit, paraqitet si më poshtë:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco