Ekspertët eliminojnë të gjitha vatrat e zjarrit pranë Ish-trikotazhit,: S’ka më rrezik për helmim

Ekspertët eliminojnë të gjitha vatrat e zjarrit pranë Ish-trikotazhit,: S’ka më rrezik për helmim

09:43, 21/02/2021
A+ Aa A-

Ka marrë fund makthi i shumë banorëve korçarë, të cilët një ditë më parë rrezikonin helmimin nga djegia e lëndëve toksike në Ish-trikotazhin e Korçës.

Grupi i specialistëve ka eliminuar të gjitha vatrat aktive.

Ekspertë nga Korça dhe Tirana kanë punuar thuajse gjithë natën dhe në orët e para të këtij mëngjesi kanë mundur të eliminojnë rrezikun, duke mos lënë asnjë vatër zjarri aktive.

Gjithashtu, ekspertët kanë matur nivelin e ndotjes jashtë objektit dhe kanë konkluduar se nuk përbën më rrezik për banorët.

Jane marre monstrat dhe jane derguar ne laborator ne Tirane per te nxjerre llojin e lendes.

Puna ka zgjatur deri ne 4 te dhe ku u eleminuan 6 vatra aktive te cilat nuk kane me rrezik perhapje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco