Shkodër: Prurje të mëdha dhe shkarkime uji, evakuohen dhjetëra familje gjatë gjithë natës

Shkodër: Prurje të mëdha dhe shkarkime uji, evakuohen dhjetëra familje gjatë gjithë natës

08:33, 11/02/2021
A+ Aa A-

Bashkia e Shkodrës njoftoi se dhejtra familja gjatë gjithë natës në lagjet veriperëndimroe të qytetit janë evakuuar gjatë gjitha natës për shkak të rrezikut të përmbytjes. Lumi Buna ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve dhe liqeni po ashtu ka prurje të shumta. Edhe lumi Drin është fryrë dhe shkarkimet nga HEC-et vazhdojnë.

Bashkia tha se “gjatë 24 orëve të fundit ka rritje të nivelit të ujit nga prurjet, shkarkimet, reshjet në të gjithë territorin në Shkodër. Në territorin e bashkisë Shkodër, janë rritur së tepërmi nivelet e lumenjve.

Në orën 7.00 të ditës së sotme, lumi Buna ka dalë nga shtrati. Rritja e nivelit të liqenit ka krijuar vështirësi qarkullimi në disa lagje qytetit, duke rrethuar nga uji territorin që shtrihet në pjesën veriperendimore të qytetit si lagjet nr.1 dhe nr. 2, në Livadhe, Xhabije, Tophanë, Zoteknikë, shtëpitë në lagjen Tepe, Perash.

Image

Ka rritje të prurjeve të lumit Drin. Mbrëmë natës në qytetin e Shkodrës janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në qytet mbi dhjetë familje tek të afërmit e tyre dhe në strehime të tjera. Gjatë natë forcat zjarrëfikëse kanë punuar për largimin ujit nga shtëpitë të cilat kanë patur prezencë uji në oborre, duke parandaluar dëmtimin e disa banesave.

Image

Situata e përmbytjeve në Dajç

Hidrometri shënon 6.98 cm , me një rritje prej 11 cm në hidrometrin e Dajçit, 25 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me 1 ditë më parë. 1800 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore).

Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 150 cm në rrugë, shtëpi të përmbytura janë 6.  Prezencë uji në oborre ka në 121 shtëpi: në Shirq 70, në Mushan 10, në Darragjat 11, në Belaj 9, në Rrushkull 12 dhe në Suka 9.

Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjien Mazija- Suka Dajç. Është e pakalueshme rruga kryesore e Darragjatit dhe vetëm me mjete të tonazhit të lartë mund të lëvizet.

Kërkohet ndërhyrje emergjente nga Bordi Rajonal Lezhë për të bërë të mundur mbylljen fundore të argjinatures së Darragjatit pasi uji vërshon në zonën e banuar. Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.

Qendrat shendetësore janë në gatishmëri, energji elektrike ka në gjithë zonën, por me shkëputje. Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2 metra. Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë mbetet parësore.

Velipojë

Image

Sipërfaqja e tokes se përmbytur në total arriti ne 300 ha në fshatrat Luarz, Ças, Baks i Ri dhe Reç i Ri. Ka prezencë uji në oborret e 8 shtëpive. Nuk ka energji elektrike ne  fshatin Reç i Vjetër.

Guri i Zi

Image

Ka prezencë uji në 30 ha tokë bujqësore (grurë, jonxhe dhe livadh), në fshatrat Guri i Zi, Kuç dhe Rrencë. Tre shtëpi jane të rrethuara nga uji në fshatin Rrencë tek tullat.  Është bllokuar ura e Pestallës nga kallamishtet, aty ku kryqëzohet me rrugën e Vukatanës. Vazhdon gërryeja e tokës bujqësore nga fshati Ganjollë deri tek mali i Vukatanës.
Është i bllokuar kanali kullues i rruges së Gajtanit gjë që bën vërshimin e ujrave përgjatë rrugës.

Image

Ana e Malit

1300 ha tokë bujqësore e përmbytur( fshatrat Oblike, Obot, Muriqan, Shtuf e Velinaj).
Rruga e Obotit e bllokuar, rreth 160 cm lartësi në rrugë.
Shtëpi të përmbytura 10-15.
 Prezencë uji në oborre 150 cm (fshati Obot).
Shumë garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatn Obot.

Në fshatin Muriqan (Lagja Xhakaj e Kurtaliaj) 4 shtëpi me prezencë uji.
Garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Muriqanë
Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek lagja Goricë (rruga bllokuar).
Rruga Obotit e pakalueshme (makina e ushtrisë nuk kalon).
Ujësjellësi Oblika 1 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).
Ujësjellësi Oblika 2 I bllokuar nga uji jashtë funksioni).
Shkolla 9- vjeçare "Qazim Mehja" në Oblikë nuk ka zhvilluar mësim (për shkak të pamundësisë së aksesit nga prania e ujit).
Qendrat shendetësore në gatishmëri
 Energji elektrike kemi në gjithë zonën.
SPZ e zonës në gatishmëri.

UKSH vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë (kryesisht pallate).
Varkat e FA, reparti BMR Tiranë, janë në gatishmëri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).
Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2- 3 m
E bllokuar rruga Goricë mbi 60 cm ujë (kalohet me makina ushtrie).
Nevoja për bazë ushqimore për bagetitë. Po presim të ulet sasia e ujit që të transportojmë ushqim për gjënë e gjallë. Me varka është e pa mundur.
Situata është shumë kritike (dita 36 më e vështira sot).
Ka rritje të nivelit të ujit me rreth 40-50 cm.
Përmbytje ka dhe në tokat e fshatit Velinaj dhe Shtuf.
Gjendja e vështirë lagje Gallube fshati Oblikë (përmbytur garazhe e stalla bagëtish).
Janë bllokuar shumë rrugë të lagjeve në këtë njesi.
Fshati Obot në gjendje të jashtëzakonshme rrezikshmërie.
 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco