Lajmi i fundit

LIVE/ Grupi i dialogut në komisionin e ligjeve, deklaratë për mediat

Hashash me postë drejt Italisë/ Hetime për të gjetur “Klodianin”, dërguesin e zarfit me drogë

Hashash me postë drejt Italisë/ Hetime për të gjetur “Klodianin”, dërguesin e zarfit me drogë

20:47, 27/01/2021
A+ Aa A-

Janë të njohura rrugët që përdorin trafikantët për të transportuar sasira të konsiderueshme me hashash, nga Shqipëria drejt Italisë që nga përdorimi i skafeve deri tek mënyra të sofisitikuara.

E gjitha kjo shpesh ka sjellë ekipe të përbashkëta hetimore mes dy vendeve. Por disa shtetas shqiptare dhe italiane janë të dyshuar në një skemë të re të dërgimit të hashashit përmes zarfeve.

Kjo çështje ka së paku katër vite nën hetim dhe të dyja ekipet po tentojnë të gjejnë bashkëpunëtoret e dërguesve të letrave me hashash.

Deri më tani prokuroria ka vërtetuar tre episode të dërgimit të letrave me hashash që peshonin gjithsej 950 gramë, me destinacion Breshian dhe si pritës kanë shtetasin Enzio Panarioti.

Në një rast tjetër me të njëjtin pritës , në zarf përveç futjes së 156 gramëve hashash ishte shkruar ‘gëzuar’ nën emrin e një kompanie në Tiranë. Ndërsa në rastin e tretë thonë burimet e TCH pranë filialit të postës në Fier një shtetas është prezantuar si Ylber Hasalla dhe ka kërkuar të niste një zarf ekspres që peshonte 452 gramë.

Por kur punonjësja ka kërkuar kartën e identitetit ky person i paidentifikuar është justifikuar se do shkonte ta gjente dokumentin në automjet por nuk është kthyer më.

Akuza thotë për Top Channel se nga ekspertimi në brendësi të zarfit është konstatuar sërish lëndë narkotike.

Ky hetim për një kohë të gjatë ka qenë nën përgjime të urdhëruara nga disa prokurorë pranë krimeve të rënda, që kanë mbajtur nën kqyrje Klodian Beqirin dhe Klodian Shefën, nën identitetin e të cilëve është postuar hashashi. por nga një sërë ekspertizash ku përfshihet edhe kqyrja daktiloskopike , rezulton se asnjëri prej tyre nuk është i përfshirë në këtë skemë.

Në njërën nga zarfet ekspertët zbuluan gjurmë gishtash të një shtetasi shqiptar me inicialet S.Z por derisa të zbulohen edhe bashkëpunëtorët e tij në Itali, prokuroria ka urdhëruar policinë që të kryejë disa veprime të tjera shtesë./ Top Channel

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco