Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

'Hashash me postë nga Shqipëria drejt Italisë'/ 4 vjet hetime për të gjetur ‘Klodianin’ i cili postonte zarfet

'Hashash me postë nga Shqipëria drejt Italisë'/ 4 vjet hetime për të gjetur ‘Klodianin’ i cili postonte zarfet

20:43, 27/01/2021
A+ Aa A-

Rrugët që përdorin trafikantët për të transportuar sasira të konsiderueshme me hashash, nga Shqipëria drejt Italisë, janë të njohura që nga përdorimi i skafeve deri tek mënyra të sofisitikuara.

Por disa shtetas shqiptare dhe italiane janë të dyshuar në një skemë të re të dërgimit të hashashit përmes zarfeve.

Kjo çështje ka së paku katër vite nën hetim dhe të dyja ekipet po tentojnë të gjejnë bashkëpunëtoret e dërguesve të letrave me hashash.

Deri më tani prokuroria ka vërtetuar tre episode të dërgimit të letrave me hashash që peshonin gjithsej 950 gramë, me destinacion Breshian dhe si pritës kanë shtetasin Enzio Panarioti.

Në një rast tjetër me të njëjtin pritës , në zarf përveç futjes së 156 gramëve hashash ishte shkruar ‘gëzuar’ nën emrin e një kompanie në Tiranë. Ndërsa në rastin e tretë thonë burimet për media se pranë filialit të postës në Fier një shtetas është prezantuar si Ylber Hasalla dhe ka kërkuar të niste një zarf ekspres që peshonte 452 gramë.

Por kur punonjësja ka kërkuar kartën e identitetit ky person i paidentifikuar është justifikuar se do shkonte ta gjente dokumentin në automjet por nuk është kthyer më. Akuza thotë se nga ekspertimi në brendësi të zarfit është konstatuar sërish lëndë narkotike. 

Ky hetim për një kohë të gjatë ka qenë nën përgjime të urdhëruara nga disa prokurorë pranë krimeve të rënda, që kanë mbajtur nën këqyrje Klodian Beqirin dhe Klodian Shefën, nën identitetin e të cilëve është postuar hashashi. Por, nga një sërë ekspertizash ku përfshihet edhe këqyrja daktiloskopike, rezulton se asnjëri prej tyre nuk është i përfshirë në këtë skemë.

Në njërën nga zarfet ekspertët zbuluan gjurmë gishtash të një shtetasi shqiptar me inicialet S.Z por derisa të zbulohen edhe bashkëpunëtorët e tij në Itali, prokuroria ka urdhëruar policinë që të kryejë disa veprime të tjera shtesë./ Panorama/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco