EMRI/ Kalonin sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut në Evropë, arrestohet narkotrafikanti shqiptar

EMRI/ Kalonin sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut në Evropë, arrestohet narkotrafikanti shqiptar

20:38, 27/01/2021
A+ Aa A-

Sokol Memetaj, 37-vjeçari shqiptar i arrestuar në Spanjë gjatë operacionit Los Blancos, është ekstraduar ditën e sotme drejt Italisë.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se numri i personave të ekstraduar është 12, 4 prej të cilëve italianë dhe 8 të tjerët të kombësive të huaja.

Memetaj ra në prangat e policisë në shtator të vitit të kaluar si pjesë e një karteli droge që drejtohej nga shqiptarë i quajtur “Kompania Bello”.

Ata transportonin sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës.

Për vite me radhë, importuesit ndërkombëtar punonin veçmas grosistëve dhe bandave që shpërndanin drogën në rrugë.

Në këtë rast, rrjeti shqipfolës kontrollonte gjithë zinxhirin, nga organizimi i dërgesave të mëdha nga Amerika Veriut e deri tek shpërndarja në Europë.

Duke përdorur mjete komunikimi të sofistikuara dhe të koduara, kreu i organizatës kriminale, një 40-vjeçar me origjinë shqiptare që jeton në Ekuador, negocionte drejtpërdrejt me kartelat e Amerikës së Jugut, organizonte dërgesa të mëdha kokainë në portet kryesore të Europës dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve në Itali, Holandë dhe Shqipëri përgatisnin shpërndarjen në mbarë Europën.

Kokaina trafikohej në vendet e Europës nëpërmjet automjeteve të modifikuara.

Banda bënte pastrim parash përmes një sistemi remitancash me origjinë nga Kina, i njohur si sistemi “fei ch’ien”.

Një operator në krahun tjetër tërheq shumën e parave në një vend tjetër në botë dhe ia kalon marrësit të shumës.

Rrjeti mendohet se ndihmonte në pastrimin e miliona eurove duke mos lënë asnjë gjurmë për hetuesit.

Nga ana e saj policia shqiptare bën me dije se në Shqipëri, operacioni është zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Lezhë, Durrës e Shkodër, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, të Njësisë së Kërkimit “Fast” dhe të Zyrës së  Interforcës në Shqipëri.

Si rezultat i operacionit, në Tiranë, Vlorë, Lezhë e Durrës, janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, 5 të kërkuar.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco