EMRI/ Tonelata kokainë, kush është shqiptari i arrestuar në Spanjë

EMRI/ Tonelata kokainë, kush është shqiptari i arrestuar në Spanjë

20:18, 27/01/2021
A+ Aa A-

Ditën e sotme, Sokol Memetaj, 37-vjeçari shqiptar i arrestuar në Spanjë në kuadër të operacionit “Los Blancos” është ekstraduar drejt Italisë.

Bashkë me të janë ekstraduar edhe 12 persona të tjerë, 4 prej të cilëve italianë dhe 8 shtetas të huaj, raportojnë mediat spanjolle.

Memetaj ra në prangat e policisë në shtator të vitit të kaluar si pjesë e një karteli droge që drejtohej nga shqiptarë, i quajtur “Kompania Bello”. Ata transportonin sasi të mëdha prej tonelata kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës.

Karteli u shkatërrua nga Prokuroria e Firences, e cila firmosi 30 urdhër-arreste. Hetimet nisën në vitin 2015 pas një sherri në një lokal në Firence, pasi njëri nga të arrestuarit kishte një celular Blackberry në te cilin u gjetën bisedat e trafikantëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco