Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Plagosi Noizyn/ Çfarë shkruante viktima e sotme nga burgu për sherrin me reperin shqiptar

Plagosi Noizyn/ Çfarë shkruante viktima e sotme nga burgu për sherrin me reperin shqiptar

20:21, 27/01/2021
A+ Aa A-

Albert Krasniqi, një personazh i njohur i shoëbizit në Kosovë, u vra sonte në mbrëmje nga babai i tij, një biznesmen i njohur në Prishtinë, në banesën e tyre.

Menjëherë pas aktit, autori i vrasjes së të birit ka lajmëruar Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe u ka thënë atyre: “ejani se e vrava djalin”.

Por viktima, Albert Krasniqi, raportohet se në të kaluarën e tij ka qenë i përfshirë në vepra të ndryshme penale.

Ai ka bërë edhe burg për ngjarjen ku plagosi reperin e njohur nga Shqipëria, Noizy.

Në atë kohë nga burgu i Lipjanit, përmes rrjetit social të babait të tij, Skënderit, Albert Krasniqi bërë një postim në Facebook që mban datën 18 shtator të vitit 2016.

Në këtë postim ai shkruan:

“Un Albert Krasniqi i pershendes nga burgu i Lypjanit te gjith shoket e mij, kushrit e mij, te cilet erdhen nga Zvicra, Gjermania, dhe Amerika,  dashamiret e mij, te cilet ne asnje moment nuk u ndan nga babai im krejt kohen kur ka ndodh rrasti, e sidomos e pershendes babain tim i cili me maturi dhe kujdes nuk lejoj qe ky aksident te mer dimensione me te medha, e ne asnje moment nuk u nda nga un e ne ndihmen time”, kishte thënë ai.

Gjithashtu, Krasniqi kishte shkruar se familja e tij s’kanë lejuar që të rrihen dhe sipas tij, nuk ka pasur qëllim që të sillet si një njeri i rebeluar.

“Por ju them se, un skam pas qellim te bej filma dhe te sillem njeri i rebeluar, por ne momentin qe na kan sulmuar, u detyrova te mbrohem, ne Familja KRASNIQI nuk e lejojm te rrehemi prandaj u detyrova te perdori armen sepse ata ishin ne numer shum me te madh e ne ishim vetem tre vet”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook në vitin 2016.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco