FOTO/ Babai qëllon djalin për vdekje me armë zjarri në Prishtinë

FOTO/ Babai qëllon djalin për vdekje me armë zjarri në Prishtinë

18:06, 27/01/2021
A+ Aa A-

Një vrasje ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Prishtinë, njofton Insajderi.

Një vrasje ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Prishtinë, njofton Insajderi.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se vrasja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Përlleshi” në kryeqytet.

Ajo tha se policia është në vendin e ngjarjes dhe po i merr të gjitha veprimet e nevojshme në hetimin e rrethanave.

Ahmeti ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar dhe është konfirmuar një armë e përdorur në rast.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në rrugën ” Ndue Perlleshi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë, që dyshohet të jetë arma e  përdorur në rast. Aktualisht jemi në fazën fillestare të ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti?.”, tha Ahmeti për redaksinë.

Siç raportohet, bëhet fjalë për një konflikt familjar, ku babai ka qëlluar për vdekjen të birin e tij.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco