Pas vaksinimit/ Mjekë dhe infermierë të infektivit, me simptoma të forta Covid-i

Pas vaksinimit/ Mjekë dhe infermierë të infektivit, me simptoma të forta Covid-i

16:12, 27/01/2021
A+ Aa A-

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero rezultoi pozitiv me koronavirus, dy javë pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.

Mjeku u konfirmua dje me koronavirus dhe tani është duke u trajtuar në shtëpi.

Nuk dihet ende nëse mjeku është infektuar apo tamponi ka rezultuar pozitiv për shkak të bërjes së vaksinës në 11 janar. Për të zbuluar këtë, Pipero do të bëjë një tjetër tampon brenda 72 orëve.

Por, Pipero nuk është mjeku i vetëm i vaksinuar që ka shfaqur simptoma të mirëfillta të koronavirusit.

Mjekë dhe infermierë të tjerë të Infektivit kanë shfaqur simptoma të mirëfillta koronavirusi pas bërjes së vaksinës.

Mësohet se ata kanë patur temperaturë deri në 40 gradë si edhe kollë, raporton Abcnews.

Ky është një realitet i ri i krijuar në vend në lidhje me mjekët stafin mjekësor që ka bërë dozën e parë të koronavirusit. Tashmë duhet vërtetuar nëse Pipero dhe të tjerët kanë shfaqur simptoma për shkak të injektimit të vaksinës apo janë infektuar rishtazi me koronavirus.

/AbcNews.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Robi do ket qen fiziollogjik s27/01/2021 18:47

Dhe e ben per valsin ja solli mafia

Rama27/01/2021 17:58

Po Rama kur e ka rradhen per simptoma? ????????????

Shto koment

Denonco