Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

I gjenden 67 doza kokainë, prangoset 30-vjeçari në Tiranë

I gjenden 67 doza kokainë, prangoset 30-vjeçari në Tiranë

14:19, 27/01/2021
A+ Aa A-

Një 30-vjeçar në Tiranë është arrestuar për posedim të lëndëve narkotike, ndërsa janë proceduar penalisht edhe dy persona të tjerë për moskallëzim krimi.

Endrit Murrani u vu në pranga pasi u kap nga policia në rrugën “Ymer Kurti” me 67 doza kokaine. Po ashtu, gjatë kontrollit që iu bë automjetit të tij, u gjetën një shumë lekësh që dyshohen se janë të përfituara nga shpërndarja e lëndës narkotike dhe 1 aparat celular.

Këto të fundit u sekuestruan bashkë me automjetin.

Ndërsa, penalisht në gjendje të lirë u proceduan E. G. dhe E. Gj., pasagjerë në mjetin e 30-vjeçarit, pasi dyshohen se kishin dijeni të aktivitetit të tij dhe nuk e kanë kallëzuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco