Vdekja e biznesmenit Pecorelli, policia italiane mbërrin në Pukë

Vdekja e biznesmenit Pecorelli, policia italiane mbërrin në Pukë

13:33, 27/01/2021
A+ Aa A-

Vdekja e biznesmenit italian Davidel Pecorelli ka sjellë në Shqipëri ekspertë të policisë italiane.

Pasi kanë administruar provat shkresore, ata kanë vendos që të shkojnë në vendin ku besohet se është vrarë dhe djegur italiani Pecorelli.

Ekspertët kanë shkuar sot në Pukë, në afërsi të Gjegjanit ku është gjetur e djegur makina ‘Skoda Fabia’, e marrë me qira, me të cilën po udhëtonte italiani.

Policia shqiptare akuzohet se ka prishur provat dhe nuk ka bërë hetimin e duhur, pasi mbetje njerëzore në makinë janë gjetur vetëm kur është dërguar në Policinë e Shkodrës.

Pecorelli kishte disa ditë në Shqipëri, para se të zhdukej në rrethana misterioze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco