Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar

EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar

11:35, 27/01/2021
A+ Aa A-

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Itali

Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Riminit, ku 19-vjeçari Matteo Skënderi, i cili drejtonte një automjet tip “Opel Corsa”, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në pjesën ku punonin disa punonjës të rrugës.

Si pasojë e plagëve të marra, i riu shqiptar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Ndërsa tre të plagosurit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.

Ndërkohë policia vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe shkaqeve që çuan në humbjen e kontrollit të makinës që drejtohej nga 19-vjeçari. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco