Tragjedi në Librazhd, nënë e bijë vdesin nga Covid brenda pak orësh

Tragjedi në Librazhd, nënë e bijë vdesin nga Covid brenda pak orësh

11:30, 27/01/2021
A+ Aa A-

Kanë humbur jetën si pasojë Covid-19 nënë e bijë nga qyteti i Librazhdit, të identifikuara si Safete Leka 93 vjeç dhe Vera Hysa 71 vjeç.

Mamaja jetonte në shtëpi me vajzën e saj Verën dhe bashkëshortin e kësaj të fundit. Vera Hysa ka qenë specialiste në  ish-bazën e Bujqësisë Librazhd.

Pas shenjave të Covidit është nisur menjëherë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, e shtruar dhe prej tre ditësh në intubim, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Më parë ka ndërruar jetë mamaja e saj dhe pas 4 orësh ka ndërruar jetë dhe e bija. Para dy ditësh humbi jetën nga Covid dhe një i ri 29-vjeçar nga Përrenjasi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco