Plagosje me thikë në Durrës, 19 vjeçari përfundon në spital

Plagosje me thikë në Durrës, 19 vjeçari përfundon në spital

10:19, 27/01/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin bregdetar gjatë ditës së stome.

Dyshohet se pas një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi E. H., 19 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ja njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 27.01.2021, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 7, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi E. H., 19 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi S. K., të cilin shërbimet e Policisë e kapën në banesën e tij dhe po e shoqërojnë në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco