Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

EMRI/ Kërcënoi me armë lodër farmacisten, grabiti te Kredo.al, kush është 21-vjeçari i rrezikshëm

EMRI/ Kërcënoi me armë lodër farmacisten, grabiti te Kredo.al, kush është 21-vjeçari i rrezikshëm

14:02, 26/01/2021
A+ Aa A-

Identifikohet autori i vjedhjes së një filiali të Kredo.al në zonën e Brryllit në Tiranë, ndodhur në 23 janar 2021.

Kristi Çenari, autori i dyshuar mbi vjedhjen e bërë në një institucion bankar, ka bërë edhe të tjera grabitje.

Bëhet fjalë dhe për vjedhjen e një farmacie të ndodhur në bulevardin Zhan D’ark në datën 21 janar 2021, ku së bashku me një moshatar të tijin kanë hyrë aty nën kërcënimin e një arme e cila doli se ishtë lodër, grabitën të gjithë xhiron ditore aty.

Njëri i drejton armën, tjetri merr shumën e ndodhur aty.

Ai dyshohet edhe që të jetë autori i grabitjes së bankës në datën 23 janar 2021, ku pasi mori shumën prej 300 mijë lekësh të reja largohet nga aty. Personi në fjalë ishte person me precedentë penale dhe kishte qenë në arrest shtëpie.

Policia i identifikoi nga kamerat e sigurisë që bënë të mundur dhe që të mësohej kush ishin dhe tani janë shpallur persona në kërkim.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i vjedhjes së filialit të një institucioni për dhënie kredisë me datë 23.01.2021.

Gjithashtu ky shtetas ka rezultuar si autor i vjedhjes së një farmacie në bulevardin “Zhan D’ark” me datë 21.01.2021.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit K. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet si autor i dyshuar i vjedhjes së filialit të një institucioni për dhënie kredisë me datë 23.01.2021 si dhe si autor i vjedhjes së një farmacie me datë 21.01.2021.

Punohet për kapjen dhe shoqerimin e këtij shtetasi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco