FOTO/ Kjo është makina nga ju bë atentat anëtarit të ‘bandës së tritolit’

FOTO/ Kjo është makina nga ju bë atentat anëtarit të ‘bandës së tritolit’

13:41, 26/01/2021
A+ Aa A-

Një atentat me armë zjarri ndodhi paraditen e sotme në Vlorë, ku shënjestër ishte Marjon Mitro, i liruar pak kohë më parë nga burgu, ku ishte dënuar si anëtar i ‘bandës së tritolit’ në Vlorë.

Pasi e kanë qëlluar me armë Mitron, atentatorët janë larguar me një makinë ‘Land Rover’, duke e braktisur më pas në periferi të Vlorës dhe duke i vënë flakën.

Policia thotë se në aksin Vlorë-Selenicë policia ka gjetur një makinë të djegur tërësisht. Dyshohet se është makina e nga e cila është qëlluar sot Marjon Mitro, i cili ka mbetur i plagosur. Makina e gjetur totalisht e shkrumbuar, siç edhe mund të shikohet në pamje.

    Marjon Mitro ka marrë dy plumba, një në krah dhe një tjetër e ka 'gërvishtur' në kokë.

    Ai ka një vit që ka dalë nga burgu dhe lëvizte i lirë në qytetin e Vlorës. Mësohet se ai në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

    49-vjeçari, Marjon Mitro që është qëlluar sot me armë, përveçse ka shërbyer shërbente si nyje lidhëse mes biznesmenëve dhe vrasësit famëkeq me pagesë Julian Sinanaj, dyshohet se porositi atentatin me tritol që mbeti në tentativë ndaj prefektit të Vlorës Besnik Dervishi.

    Marjon Mitro është arrestuar në janar të vitit 2014. Banda e Tritolit në të cilën ai bën pjesë është akuzuar se ka bërë atentat edhe ndaj ish-deputetit të PD, Ardjan Kollozi.

    Në periudhën kur ka bërë atentatin, Mitro ka qenë i punësuar për disa vite si Inspektor në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Vendor të Bashkisë Vlorë.

    Njoftimi paraprak i Policise se Vlores:

    Sot, rreth orës 10:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur (dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta), shtetasi M. M., banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

    Gjatë krehjes së zonës, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës ‘Land Rover’, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes.

    Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

    Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco