Shënjestra e atentatit në Vlorë, i arrestuar për tritolin ndaj Besnik Dervishit

Shënjestra e atentatit në Vlorë, i arrestuar për tritolin ndaj Besnik Dervishit

12:38, 26/01/2021
A+ Aa A-

Dalin detaje të reja në lidhje me të plagosurin në atentat në Vlorë.

I plagosuri është identifikuar si Marjon Mitro dhe nuk është i panjohur për policinë. Në fakt ai më herët ka qenë i arrestuar si pjesëtar i dyshuar i bandës së tritolit në Vlorë.

Marjon Mitro në janar të vitit 2014 është arrestuar si porositësi i vendosjes së eksplozivit C4-ër me celular në automjetin tip ‘Peugeot’ të Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, i ka dërguar një sms të shkurtër Dervishit.

Në momentin e arrestimit Mitro ka qenë i punësuar në Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik të Vlorës.

Mitro ka qenë pjesë e dosjes së ‘tritolit’ të Julian Sinanit. Rreth një vit më parë ai ka dalë nga burgu. Pjesa e kësaj dosje ka qenë edhe Erjon Mëhillaj, i cili vrau veten në burg.

Policia e Vlorës/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 10:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur (dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta), shtetasi M. M., banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 

Gjatë krehjes së zonës, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës ‘Land Rover’, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes. 

Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco