Atentati në Vlorë, identifikohet i plagosuri, autorët djegin makinën

Atentati në Vlorë, identifikohet i plagosuri, autorët djegin makinën

12:30, 26/01/2021
A+ Aa A-

Një atentat është regjistruar gjatë paradites së sotme në Vlorë ku ka mbetur i plagosur një person.

I plagosur është shtetasi Marjon Mitro, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 

Ndërkohe që burimet policore shpjegojnë se është gjetur edhe një makinë duke u djegur e markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë përdorur në këtë ngjarje të rëndë.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 10:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur (dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta), shtetasi M. M., banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 

Gjatë krehjes së zonës, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes. 

Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco