Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

VIDEO/ Kush është personi i rrezikshëm që u kap me kokainë

VIDEO/ Kush është personi i rrezikshëm që u kap me kokainë

11:08, 26/01/2021
A+ Aa A-

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën me një sasi kokaine.

Burime zyrtare bënë me dije se njëri nga të arrestuarit, shtetasi Besmir Sula (Zeneli), 35 vjeç, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Po ashtu në kuadër të operacionit të koduar “Klienti” u arrestua dhe shtetasi Aleksandër Algeri, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi Besmir Sula, me anë të lidhjeve të tij shoqërore siguronte sasi të mëdha lënde narkotike të llojit kokaine, të cilën ia jepte më pas shtetasit Aleksandër Algeri, që ta shiste në doza të vogla, te klientë të ndryshëm në qytetin e Tiranës, me sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, kundrejt vlerës 45 euro për gram.

NJOFTIMI ZYRTAR

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës së pandërprerë për kapjen e personave që qarkullojnë me lëndë narkotike apo merren me shpërndarjen e tyre dhe të personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore që janë shpallur në kërkim, pas një pune hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Klienti”. Si rezultat u bë arrestimin në flagrancë i shtetasve:  

•B. S.(Z)., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për llogari të DVP Dibër, për veprat penale "Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë dhe "Armëmbajtja pa leje".  

•A. A., 33 vjeç, banues në Tiranë. 

Shtetasi B. S.(Z)., me anë të lidhjeve të tij shoqërore siguronte sasi të mëdha lënde narkotike të llojit kokaine, të cilën ia jepte më pas shtetasit A. A., që ta shiste në doza të vogla, te klientë të ndryshëm në qytetin e Tiranës, me sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, kundrejt vlerës 45 euro për gram.  

Në vendin e quajtur "21 Dhjetori", gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre shtetasve, u gjet një sasi me rreth 800 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku 1 aparat celular dhe një automjet që autorët e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike.  

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco