Arrestohet grabitësi i Credo.al, kamerat kishin fiksuar gjithçka

Arrestohet grabitësi i Credo.al, kamerat kishin fiksuar gjithçka

10:36, 26/01/2021
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka arritur të identifikojë dhe arrestojë personin që grabiti paraditen e së shtunës një shumë parash në filialin e Credo.al tek Rruga Bardhyl.

I riu është pikasur nga kamerat e sigurisë në zonë dhe kjo ka mjaftuar që hetuesit e komisariatit nr. 1 ta identifikojnë.

I njëjti person tashmë i arrestuar dyshohet se ka kryer edhe grabitjen me armë tek një farmaci po në kryeqytet ku ka mundur të marre një sasi të vogël parash nën kërcënimin e armës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco