Gazetari: SPAK të hetojë 'flamujt e kuq' për paratë e krimit në ndërtim

Gazetari: SPAK të hetojë 'flamujt e kuq' për paratë e krimit në ndërtim

09:47, 26/01/2021
A+ Aa A-

I ftuar në 'Spotlight' nga Alban Dudushi, në Vizion Plus gazetari i njohur, Poli Hoxha, ka cituar një nga raportet e fundit të Këshillit të Evropës, ku konstatohet se rreth 60% e firmave që kanë fituar lejet e ndërtimit, nuk kanë pasur financat e duhura për të mbaruar këto projekte.

Sipas tij çështja shtrohet se ku janë gjetur më pas këto para, sepse po shohim që ndërtimi i kullave, sidomos në kryeqytet, po lulëzon.

“Gjithë raportet e ndërkombëtarëve, edhe në atë të fundit nga KE, thuhet tesktualisht, se për sa i përket pastrimit të parave, Shqipëria, futet në zonën gri për herë të parë. Janë ngritur `flamujt e kuq` sidomos në Tiranë, ku 60% e firmave të cilat kanë fituar leje ndërtimi, nuk kanë pasur para në atë moment për të mbaruar projektin. Pas kësaj shtrohet pyetja dhe dyshimi, se ku i gjejnë këto financa qindra-milion euro…Pikërisht te ky 60 përqindësh, duhet të fokusohet SPAK. Të ndjekë paranë dhe brenda kësaj është, edhe çështja e sapo hapur e Ndragheta-s në vendin tonë. Në përgjime del qartë se pasi merret leja e ndërtimit, nis kërkimi për të gjetur financat edhe te biznesmenë të dyshimtë jashtë vendit, të cilët po rezultojnë të lidhur me një nga mafien më të sofistikuara në botë”, tha Hoxha

Gjithashtu ai theksoi se gjatë debatit që është hapur këto ditë me temë pastrimin e parave në Shqipëri, enkas po harrohen paratë e korrupsionit. Sipas tij vetëm nëse sheh raportet e KLSH, gjatë 8 viteve të fundit mungojnë miliarda euro në buxhetin e shtetit të grabitura nëpërmjet korrupsionit në të gjithë piramidën e shtetit. Ku pastrohen ato?!

Në emision, mbi këtë temë pati edhe një përplasje mes deputetit të Partisë Socialiste Alket Hyseni dhe juristit të njohur, Jordan Daci, teksa flitej për hetimin që duhet të ndërmarrë ose jo SPAK, lidhur me operacionin që implikon kryebashkiakun Erion Veliaj me organizatën ‘Ndrangheta’.

Hyseni e akuzoi Dacin duke i thënë se, “ti di vetëm çfarë thotë PD. Mos na prish debatin. Kryeprokurori italian e ka parë shumë mirë dhe këtu s’ka gjë, i ka vënë kryq. Tani doni ju që të bëjmë hetim ne… Këtë se ke në dorë ti dhe unë”.

Kurse Jordan Daci ju përgjigj se, “Larg qoftë ta keni ju në dorë, këtë hetim!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lushingabarbullushi26/01/2021 10:55

Spaku qe kishim shprese! Na doli e pabese. Sepse: Rasti Saimir Tahirit, Prokuroria hapi ceshtjen me pergjimet Italiane. Kurse ket rast do marri dokumentet nga italia e do shofi nese ka precedent penal?! Hipkrizi e sandal.

Shto koment

Denonco