Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘S’do të vrisja Ramën’- U kap me pistoletë te selia e PS, ja çfarë tha avokati i Vladimir Gjutës

‘S’do të vrisja Ramën’- U kap me pistoletë te selia e PS, ja çfarë tha avokati i Vladimir Gjutës

09:38, 26/01/2021
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me pesë vite burg për Vladimir Gjutën, i cili u arrestua më 10 shkurt të vitit të shkuar pasi u kap me armë pranë selisë së Partisë Socialiste.

Gjithashtu, Gjutës iu gjet edhe një sasi parash prej 180 mijë eurosh me vete. Këtë masë dënimi Prokuroria e Tiranës e kërkoi në përfundim të gjykimit të tij për akuzën e “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe për “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Seanca e radhës, ku pritet të dëgjohen konkluzionet e mbrojtjes dhe të jepet vendimi, pritet të zhvillohet më datë 27 janar. Ndërkohë, kujtojmë që Vladimir Gjuta u arrestua më datë 10 shkurt të vitit 2020, dhjetë minuta para se të niste mbledhja e kryesisë së PS-së, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama.

Ishin efektivët e Gardës së Policisë që e arrestuan jashtë selisë së PS-së Vladimir Gjutën, ndërsa pistoleta ishte me fishekë në gojë. Me vete mbante edhe një dorezë metalike dhe rreth 180 mijë euro në një çantë firmato “Guçi”; 27.500 dollarë amerikanë, 22.970 paund anglezë dhe 664.500 lekë të rinj.

Gjatë kontrollit të banesës së Gjutës, shërbimet e Policisë sekuestruan edhe një automjet të blinduar autoveturë tip “Audi A8”, me të cilën ai qarkullonte.

Avokati i Gjutës, Naim Gjuta më herët është shprehur se klienti i tij nuk kishte për qëllim që t’i bënte atentat Kryeministrit Edi Rama, por po thyente disa para të cilat i duheshin për të hapur një biznes në Shqipëri.

Sa i përket shumës së madhe të lekëve që iu gjetën në çantën “Guçi”, avokati tha se i ka fituar me punën në Angli. Vetë Gjuta ka deklaruar pas arrestimit se nuk kishte qëllim që të kryente atentat ndaj Kryeministrit, pasi ka simpati për Ramën, por dhe Berishën si politikanë, siç ka edhe për ishPresidentin amerikan, George Bush.

Sakaq, theksojmë që Vladimir Gjuta është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi më parë ka qenë arrestuar si i akuzuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ngjarje e ndodhur më 10 shkurt 2015, por që në përfundim të hetimeve u lirua, pasi akuzat nuk u provuan.

Ndërsa disa kohë më pas, Gjuta u arrestua për dhunë ndaj babait të tij, duke thyer edhe masën e “Arrestit shtëpiak”, por u lirua sepse familjarët nuk ngritën kallëzim penal. Vetëm një muaj para se të arrestohej në selinë e PS-së, pas një sherri i theu dhëmbët kushëririt të tij me çekiç dhe duke i lënë të dëmtuar njërin nga sytë./Panorama/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 26/01/2021 11:38

Si mundet njeriu qe gjasme ka karakter te rrahi baben e vet.???Sepse drogohen.

Shto koment

Denonco